Biologët po enden në Rektorat e Ministri në kërkim të licencave [video]

14 Tetor 2016 - 22:10      

Studentët e biologjisë që kanë përfunduar studimet themelore, nuk po arrijnë të licencohen tash e sa vjet.

Ata kanë kërkuar shpjegime në disa institucione, por asnjë nuk u bëri zgjidhje për problemin, raporton KTV.

Në fakt, bordi për licencim në Ministrinë e Shëndetësisë i ka rekomanduar të dëgjojnë module shtesë, të cilat do të duhej të organizoheshin nga rektorati.

Por, në rektorat thonë se nuk obligohen për organizimin e moduleve të tilla për këtë grup.

Studentët kishin protestuar ditë më parë në ministri, e derisa gjatë ditës, janë takuar edhe me përfaqësues të avokatit të popullit, raporton KTV. Thonë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke përmendur edhe rrugët ligjore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...