Çfarë po ndodh me hetimet ndaj ish-gjyqtarëve e prokurorëve të EULEX-it [video]

14 Tetor 2016 - 19:05      

Institucionet e Kosovës, përfshirë qeverinë, kanë shprehur përkushtimin se rezolutat që miratohen nga deputetët e Kuvendit respektohen. Por, kjo është vetëm një nga rezolutat e miratuara para më shumë se 1 viti e që kurrë nuk është zbatuar.

E iniciuar nga deputetja Albulena Haxhiu, aty i kërkohej Presidentes që të komunikonte me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së për të hetuar EULEX-in dhe raportimin se misioni ishte përfshirë në korrupsion.

Gjithashtu, do të duhej që më së largu 10 ditë pas miratimit të rezolutës, të raportonin në Kuvend kryetari i KGJK-së dhe ai i KPK-së.

Asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Megjithatë, EULEX-i ka nisur të hetohet në qershor të këtij viti nga Zyra antimashtrim e Bashkimit Evropian. Së po vazhdon hetimi, KTV-së ia kanë konfirmuar burime brenda misionit evropian në Prishtinë.

KohaVisioni ka raportuar kur kishte nisur hetimi se subjekt i tij është bërë pagesa që EULEX-i është duke ia bërë gjyqtarit të Kushtetueses, Robert Carolan.

Njëri nga të dyshuarit, ish-gjyqtari Francesko Florit, është marrë në pyetje në Prishtinë, të enjten, nga prokurorë vendës e të EULEX-it.

Avokati i tij, Ramë Gashi, ka thënë për KTV-në se klienti i tij ka dashur që nga viti i kaluar të sqarohet për rastin.

“Ai i ka mohuar të gjitha pretendimet dhe ka dhënë versionin e tij dhe sqarime gjerë e gjatë për ngjarjet”, ka thënë avokati Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...