Shqipëria po i çon jashtë vendit arinjtë e sekuestruar nga pronarët ilegalë

14 Tetor 2016 - 18:44      

Një ari 10-muajsh që mbahej në robëri në zonën e Qafë-Krrabës është sekuestruar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit gjatë ditës së sotme.

Ariu i quajtur Tedi është kontrolluar nga veterinerë të huaj të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe vaksinimin e ariut.

Pas konfiskimit ariu Tedi është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ku do të qëndrojë përkohësisht deri në gjetjen e një strehe jashtë vendit.

Ndërkohë shtetasi me iniciale K.H që mbante në robëri ariun për qëllime fitimi është dërguar për ndjekje penale, thuhet në njoftimin e ISHM-së.

“Vetëm gjatë vitit 2016 numërohen 15 arinj të çliruar nga robëria dhe që janë transferuar apo që janë në proces transferimi në strehimore të veçanta jashtë vendit falë punës së inspektorëve të mjedisit, specialistëve të Ministrisë së Mjedisit dhe bashkëpunimit me shoqata të ndryshme mjedisore që operojnë në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Transferimi i arinjve të mbajtur në robëri vjen në kuadër nismës së Ministrisë së Mjedisit për të adresuar njëherë e mirë këtë problematikë të faunës së egër në Shqipëri.

Përveç konfiskimit dhe strehimit të arinjve të mbajtur në robëri, Ministria e Mjedisit është duke punuar edhe për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese për fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.

Tash për tash nuk është e qartë nëse arinjtë që po dërgohen për strehim jashtë Shqipërisë do të kthehen në vendin e origjinës. Ky nuk është rasti i vetëm kur Shqipëria ka dërguar arinj jashtë vendit. Në qershor një arushe e murrme që mbahej prej 6 muajsh në kushte të papërshtatshme në një lokal në Gjirin e Lalëzit, me qëllim tërheqjen e vizitorëve, mbërrin në një qendër rehabilitimi në Gjermani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...