ZRRE miraton zbritjen për “Termokos” dhe hap tregun e energjisë

14 Tetor 2016 - 17:12      

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton se në mbledhjen e tij të IX, të mbajtur sot me 14 tetor 2016, ka aprovuar tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Termokos sh.a për sezon e ngrohjes 2016/17.

Tarifat e reja për konsumatorët e amvisërisë do të jenë për 7% më të ulëta se ato të sezonës së kaluar. Ndërsa tarifat për konsumatorët komercial do të jenë mesatarisht 5% më të ulëta.

Gjithashtu Bordi i ZRRE me kërkesë të ngrohtores së qytetit të Gjakovës, NQ Gjakova, ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar.

Në mbledhjen e sotme, Bordi ka aprovuar edhe Rregullën për ndërrimin e furnizuesit. Aprovimi i kësaj rregulle është konsideruar një hap shumë i rëndësishme për hapjen e tregut të energjisë elektrike në vend.

Në vijim të angazhimeve për hapjen e tregut të energjisë elektrike, Bordi i ZRRE ka shqyrtuar dhe ka aprovuar po ashtu kërkesën e ndërmarrjes “HEP – KS” SH.P.K për Licencim të aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike.

Në këtë mbledhje gjithashtu është licencuar edhe ndërmarrja “ENERGY FINANCING GROUP AD” me degë në Kosovë, për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike.

Bordi i ZRRE-së edhe më tutje mbetet i përkushtuar në arritjen e synimeve të tij për krijimin e një tregu funksional të energjisë elektrike, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe konkurruese për të gjithë konsumatorët e energjisë në vend.
Tarifat e reja të energjisë termike (Ngrohjes), si dhe të gjitha dokumentet përkatëse do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...