Kosova e gatshme të punojë me OKB-në dhe Guterresin për paqe në botë, thotë Thaçi

14 Tetor 2016 - 16:30      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të zgjedhurin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, si sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara.

“Jam shumë i kënaqur që përvoja e gjatë e sekretarit të ardhshëm të OKB-së dhe përpjekjet e palëkundshme të tij për të siguruar mbështetje dhe kujdes për refugjatët në mbarë botën, për të mobilizuar asistencën ndërkombëtare për të zhvendosurit, janë vlerësuar nga të gjithë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur António Guterres dhe Kombet e Bashkuara për të mirën e paqes dhe prosperitetit në mbarë botën”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart edhe kontributin personal të sekretarit të zgjedhur, António Guterres, në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

“Bota përballet me një numër të madh të sfidave të cilat kërkojnë që Kombet e Bashkuara të qëndrojnë të forta në përpjekjet e tyre”, ka thënë ai.

Sekretarit të zgjedhur të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, presidenti Thaçi i uron suksese në kryerjen e detyrave të rëndësishme në pozicionin e tij të ri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...