14 Tetor 2016 - 15:06
“Dhuna në familje vazhdon të jetë shumë e shprehur në shoqërinë Kosovare. Sipas hulumtimit të RrGGK “Mjaft më me arsyetime” të publikuar në vitin 2015, del se dhuna dukshëm është më e shprehur ndaj të rinjve, ku rreth 72.3% e të rinjve dhe të rejave në Kosovë të grup-moshave 18-25 kanë përjetuar dhunë në familje ndonjëherë. Për më tepër, 54.7% e kosovarëve besojnë se “vajzat kanë nevojë për më shumë disiplinë sesa djemtë në mënyrë që ato të kenë moral të fortë”, thuhet në reagimin e RrGGK.
RrGGK dënon rëndë dhunën ndaj vajzave, pasi që është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi. Më tutje, RrGGK kërkon që rasti i kësaj vajze të trajtohet me seriozitetin e duhur nga institucionet përkatëse, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij.
Gjithashtu, RrGGK inkurajon qytetarët që janë dëshmitarë të këtyre krimeve, të ngrenë n zërin dhe t’u dalin në ndihmë viktimave të dhunës në familje.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...