Foto: Ilustrim

Hahn takon liderët në Maqedoni, flet për zgjedhjet

14 Tetor 2016 - 14:06      

Komisari i Bashkimit Evropian për negociata për zgjerim, Johannes Hahn, i cili po qëndron në Shkup, paradite u takua me kryeministrin Emill Dimitriev, me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ndërsa pasdite do të takojë liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.

Hahn pati takim edhe me prokuroren speciale publike, Katica Janeva. Ajo pas takimit, shkurtë tha se kanë biseduar për punën e PSP-së, pa dhënë më shumë hollësi. Mohoi se në takim është bërë fjalë edhe për formimin e mundshëm të repartit të posaçëm gjyqësor.

Komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, paraprakisht u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

"Hollësi për vizitën, siç kumtuan nga Komisioni Evropian, është "t'u bëhet kontroll ngjarjeve politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, posaçërisht lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese".

Dje, eurokomisari Hahn dërgoi porosi se është "me rëndësi që kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme duhet të përmbushen".

"Marrëveshja e arritur verën e kaluar nga ana e të gjitha partive politike dhe arritja e datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është hap i mirë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi: me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të përmbushen tërësisht dhe qytetarët të mund të marrin pjesë lirshëm në to", tha komisari Han.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...