“Durrësi, porti më i afërt i Serbisë”

14 Tetor 2016 - 12:40      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq , sot në Forumin e biznesmenëve serbo-shqiptar në Nish, ka thënë se Durrësi do të jetë porti më i afërt për Serbinë pas ndërtimit të autostradës Nish – Prishtinë- Tiranë- Durrës, transmeton Koha.net.

"Pas ndërtimit të kësaj autostrade, rruga nga Beogradi deri në Durrës do të zgjasë katër orë e gjysmë", viotn gazeta “Veçernej Novosti” të ketë thënë Vuçiq .

Ai ka theksuar se Serbia e Shqipëria kanë popullata me shumicë joaktive që as nuk punojnë e as nuk shkollohen dhe që me investimet e reja ato të kenë mundësim punësimi.
Ai ka përkujtuar se këmbimi ekonomik i Serbisë me Shqipërinë është 102 milionë euro në vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...