Nga Nishi biznesmenët shqiptarë ftohen në Serbi e ata serbë në Shqipëri

14 Tetor 2016 - 11:39      

Sot në Nish, Serbi, ka filluar punimet Forumi biznesor Serbi – Shqipëri, transmeton Koha.net.

Forumin e kanë hapur kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në forum po marrin pjesë rreth 300 përfaqësues të kompanive dhe bizneseve nga të dy vendet.

Duke e hapur forumin, Vuçiq ka thënë se “avancimi i marrëdhënieve u sjell të mira qytetarëve dhe nga ky bashkëpunim varet e ardhmeje tyre ashtu që nuk duhet lënë që dikush tjetër t’i rregullojë marrëdhëniet tona”, njofton FoNet.

I pari i Qeverisë serbe me këtë rast ka ftuar biznesmenët shqiptarë të investojnë në Serbi.,
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se pavarësisht nga dallimet politike, marrëdhëniet Serbi – Shqipëri po zhvillohen në drejtimin pozitiv dhe në dobi të banorëve të dy shteteve, ndërsa i ka ftuar biznesmenët serbë në Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...