Profesorët e Mjekësisë me pagë të unifikuar

14 Tetor 2016 - 10:50      

Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi,për unifikimin e pagës, primare dhe sekondare, për stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, të cilët ushtrojnë shërbime shëndetësore të nivelit terciar.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani falënderoi ministrin e Arsimit dhe rektorin e UP-së, të cilët kanë përkrahur idenë për pagat e profesorëve dhe asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Në anën tjetër, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është hap i rëndësishëm, pasi profesorët do të marrin një pagë të unifikuar për ligjërim, si dhe për punën klinike që bëjnë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi do të zgjidhen shumë probleme.

Sipas tij, me këtë memorandum, studentët e UP-së do të fitojnë në mbajtjen e ligjëratave të praktikës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...