14 Tetor 2016 - 08:49
Kjo revistë tha se me gjasë ishte mashtruar duke e publikuar intervistën tashmë të diskredituar, në të cilën, po ashtu, pretendohej se një zyrtar i fushatës së zotit Trump ka paraqitur përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse ai zgjidhet president.
Këtë intervistë, e cila gjerësisht ishte transmetuar në mediet amerikane, e ka përgënjeshtruar edhe fushata e Donald Trumpit, duke e cilësuar si “gënjeshtër”.
Nedeljnik, pas disa orëve të reagimit të fushatës së kandidatit republikan, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar, ka kërkuar falje në editorialin në ballinën e saj dhe e ka tërhequr artikullin.
Kjo revistë, për intervistën e rreme e ka fajësuar Vladimir Rajçiqin, producent dhe artist serb që jeton në SHBA e i cili, siç thotë revista, disa herë ka ofruar dëshmi të jetë i afërt me njerëzit e kandidatit për president të SHBA .
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...