
14 Tetor 2016 - 08:07
Në këtë takim është diskutuar për projektin e kompanisë austriake për ndërtimin e pesë njësive gjeneruese për prodhimin e rreth 60 megavat energji elektrike në Lumbardhë. Projekti në vlerë prej 120 milionë eurosh është kundërshtuar nga qytetarët e Pejës, organizatat e shoqërisë civile në Pejë, komuna dhe kryetari Gazmend Muhaxheri.
Gjithashtu ai është në kundërshtim edhe me Planin zhvillimor të Komunës së Pejës për periudhën 2006-2025. Megjithëkëtë kryeministri Isa Mustafa ka thirrur një takim për të cilin nuk janë njoftuar mediat. Takimi është tentuar të mbahet fshehur edhe nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë.
Asistentja e ambasadorit, nëpërmes telefonit ka thënë se për të gjitha informatat për takimin duhet të kontaktohet kryeministria. “Takimi do të mbahet në kryeministri, por ne nuk kemi njoftuar mediat dhe ai është i mbyllur, për çdo informatë mund të kontaktoni kryeministrinë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë që zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, si dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, që gjithashtu është edhe zëdhënës i Qeverisë, nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike të gazetës.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...