Çerkinaj akuzon BE-në se po lejon lojëra të Serbisë për çështjen e të pagjeturve [video]

13 Tetor 2016 - 22:53      

Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës, Bajram Çerkinaj, thotë se politikanët kosovarë nuk duhet të pranojnë asnjë çështje dialogu pa e nisur atë të të pagjeturve të luftës.

Për emisionin “SOT” të KTV-së, Çerkinaj ka kritikuar Bashkësinë Evropiane duke thënë se po lejon lojëra të Serbisë, për të cilën thotë se e di ku ka varreza, por po lejon gërmime vetëm aty për të cilat vende nuk ekzistojnë informata.

“Dhimbje e madhe është kur e humb atë që ta ka falë zoti në këtë botë. Të gjithë jemi të dikujt dhe atë me ta marrë dikush dhe me pas argument... Ne kemi argumente edhe kur edhe qysh edhe prej eksodi deri në Tiranë, sa emra i ka marrë kush i ka marrë, emrat e mbiemrat dhe ato janë dorëzuar aty ku duhet. Kam pas takim edhe me KFOR se kanë thënë në veri s’kemi siguri. Kemi qenë edhe në Zubin Potok dhe nuk është se nuk kanë informata”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

“Kanë gërmuar aty ku nuk kanë boll informata. Lojërat e Serbisë Bashkësia Evropiane nuk po dëshiron me i ndalë. Bashkësia ndërkombëtare po na mban peng. Brukseli e di mirë se çfarë po bën Serbia dhe çfarë profitesh i ka politike dhe materiale rreth të pagjeturve. Nuk është dëshirë e jona dialogu. Por të qitet në rend të ditës politikanët tanë kanë faj. Qiten dy tri pika dhe nuk qitet çështja e të pagjeturve, unë do të kisha thënë se nuk hi në një takim nëse nuk është çështje e të zhdukurve. Kështu duhet të thotë politika e Kosovës”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...