“Mosmiratimi i demarkacionit ftoh marrëdhëniet me SHBA-të dhe Evropën”

13 Tetor 2016 - 21:47      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, teksa ka folur për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili sipas tij do të ishte dashur të kryhet para 11 muajve.

“Demarkacioni është tërësisht në interes të Kosovës për fuqizimin e identitetit dhe shtetit gjithnjë në partneritet me SHBA-të. E ftoj opozitën që të jemi të bashkuar në vendimet që janë interes të Kosovës, sepse bojkoti përmes bllokimit të proceseve ftoh marrëdhëniet me SHBA dhe Evropën dhe këtë përgjegjësi do ta marrin ata që nuk e votojnë demarkacionin”, tha Veseli në televizionin publik.

Ai është optimist se shumë shpejt do të votohet demarkacioni pas sjelljes në Kuvend nga Qeveria projektligjin në fjalë.

Veseli pret që demarkacioni unanimisht do të votohet, sepse sipas tij, është në të mirë të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...