Beogradi përmes Srpskës po tenton tension artificial, thotë Veseli

13 Tetor 2016 - 21:39      

Miratimi i ligjit për ndërmarrjen “Trepça”, ka indinjuar Listën serbe, e cila ka po vazhdon bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Mirëpo kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli në televizorin publik tha se ligji për Trepçën do të normalizojë punën dhe do të zëvendësohet teknologjia e vjetër më një teknologji më të avancuar që i hapë rrugë investimeve të reja për mbështetje të këtij gjiganti ekonomik.

Në bazë të ligjit të ri, Veseli pret që brenda 6 muajve të parë do të ketë një strategji ku do të fillojnë edhe hapat e parë të zhvillimit Trepçë.

Veseli ka siguruar edhe një herë se Trepça është 100 për qind e Kosovës.

“Veprimet të cilat kanë ndodhur nga Beogradi, të cilat kanë nxitur Listën serbe për bojkot nuk janë veprime të matura. Me Ligjin për Trepçën do të ketë strategji me perspektivë zhvillimore, ku do të ketë edhe investitorë në zgjerimin e kapaciteteve në këtë gjigant. Loja Listës që bëhet nëpërmjet Beogradit zyrtar tenton ndonjë për një tensionim artificial”, ka thënë Veseli në RTK, përcjell ksp. “Ndaj, nuk do të ketë aspekte të tensionimit, sepse nuk ka arsye, sepse për Trepçën është një vendim ekonomik dhe nuk na kthen mbrapa. Pra, për tensionimin e mundshëm përgjegjësinë do ta merr Beogradi zyrtar”, theksoi i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit ndër të tjera theksoi se Lista serbe duhet të kthehet sa më parë në institucionet e Kosovës, sepse, sipas tij, kthimi është për fatin e mirë të tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...