13 Tetor 2016 - 21:19
Madje, sipas tij, një gjë e tillë është vonuar tashmë. Veseli ka thënë se demarkacioni është përdorur më shumë për patriotizëm dhe mundje, mes pozitës dhe opozitës se kush po e mund njëra-tjetrën.
“Kjo çështje duhet të kryhet. Këtë janë duke e kërkuar edhe ndërkombëtarët. Nuk kemi kohë më të humbim me këtë proces. Demarkacioni duhet të përfundojë edhe Kosova duhet të ecën në rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Veseli në televizionin publik.
Madje, Veseli është shprehur i sigurt se demarkacioni do të përfundojë, derisa ka treguar se mos përfundimi i këtij procesi do t'i sjellë dëme vendit.
“Nuk mundem të themi se çka mund të ndodhë, por dëme do t’i sjellë vendit”, ka thënë Veseli, teksa nuk ka mundur ta përcaktojë datën se kur demarkacioni mund të rikthehet në Kuvend.
“Nuk dua të flas me data apo muaj. Por mund të them se Qeveria do ta sjellë demarkacionin në Kuvend dhe ai do të përfundojë”, ka treguar Veseli.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...