Mustafa beson se Guterres do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

13 Tetor 2016 - 21:08      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, duke i uruar suksese në postin e ri, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka pasur rastin të takohet me Guterres gjatë vizitës së fundit në New York, ka shprehur besimin se sekretari i ri i OKB-ve, Antonio Guterres, do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...