Vrasja e Hajdarajt ishte organizuar politikisht [video]

13 Tetor 2016 - 20:30      

Vrasja e deputetit Smajl Hajdaraj ishte atentat i mirë organizuar politikisht dhe një gjë e tillë është ditur që nga fillimi. Kështu u shpreh i biri i tij në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi vrasjet e pandriçuara dhe iniciativën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi që këto vrasje të zbardhen.

Ai ka thënë se rasti ka mbetur në hetimet fillestare duke mos vazhduar tutje.

“Rasti ka mbetur në hetimet fillestare, të dyshuarit e parë dhe ka mbetur në ato nivele dhe nuk ka vazhduar fare. Vrasja ka qenë atentat i mirë organizuar politikisht. Që nga fillimi e kemi ditur këtë gjë, prindi jonë nuk i ka pasur borxh askujt dhe personalitetin e tij e njohim të gjithë”, ka thënë Hajdaraj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...