Atentati ndaj kolonelit Zemaj ishte i financuar për të dëmtuar LDK-në

13 Tetor 2016 - 20:26      

E financuar dhe e organizuar për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte vrasja e kolonelit,Tahir Zemajt. Kështu u shpreh nipi tij, deputeti Armend Zemaj në Rubikon të KTV-së duke theksuar se ndonëse rasti nuk është zbardhur ende, ai nuk ka hequr dorë nga përcjellja e rastit.

Zemaj ka thënë se të gjitha dëshmitë e asaj nate kur ka ndodhur vrasja lidhen dhe shfaqin një rast shumë mirë të përgatitur, gjë që u ka mundësuar e sulmuesve të ikin.

“Nga aspekti i pozitës që kam pas asnjëherë nuk kam hequr dorë nga e vërteta, nga pretendimet për të zbardhur rastin në fjalë. Shihet qartë se këto vrasje kanë qenë mirë të organizuara dhe mirë të financuara për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë Zemaj.

“Mënyra e ndalesës, e njejtës kohë, e përcjelljes dhe dëshmive që janë ofruar, ndalesa e rrymës, kërkesa për ndihmë nga organet policore, makina e personelit ndërkombëtar me personel vendor d.m.th ka qenë një rast shumë mirë i përgatitur”, shtoi tutje Zemaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...