Djali i Smajl Hajdarajt optimist në letrat e Thaçit

13 Tetor 2016 - 20:24      

I biri i deputetit Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj në Rubikon të KTV-së u shpreh optimist se ndonëse pas shumë vitesh, sot ka një shpresë se vrasja e babait të tij dhe shumë të tjerëve do të zbardhen.

Hajdaraj ka thënë se shoqëria po vetëdijësohet dhe ka ardhur koha që të shpaguhen vuajtjet e tmerri që kanë përjetuar këto familje.

“Përderisa për shumë vite ka qenë vetëm brengë familjare, tani shoqëria po vetëdijesohet dhe ka ardhur koha që ma në fund të zbulohet këto raste dhe fillimisht si familje të shpaguhen vuajtjet e mëdha e tmerri që e kemi pas”, ka thënë Hajdaraj.

Hajdaraj beson se këto kërkesa do të realizohen dhe presioni publik shoqëror do të mundësoj një gjë të tillë.

“Ne kërkojmë që të gjitha vrasjet të zbulohet, të gjitha vrasjet janë të rënda. Besojmë që nga presioni publik shoqëror do të vetëdijesohet edhe drejtësia meqenëse ka çaluar shumë në këtë aspekt, nuk ka pas hetime serioze, sidomos në vrasjet që cilësohen politike, nuk ka pas hetime serioze dhe nuk janë trajtuar fare”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...