13 Tetor 2016 - 19:23
Janë fermerët kryesisht tregtarë, të cilët mbijetesën e vetme e kanë shitblerjen e gjedheve, ata të cilët po humbin më së shumti në krejt këtë situatë. Të indinjuar me këtë, ata kërkojnë që tregjet e kafshëve të hapën sa më shpejt, pasi nuk kanë se si t’i shesin e blejnë kafshët.
Zyrtarë të Inspektoratit thonë se është tentuar nga fermerët të bëjnë presion që të hapen tregjet, megjithatë ende nuk kanë marrë një vendim nga Agjencia për këtë gjë.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës po presin një vlerësim përfundimtar të gjendjes së lopëve, pas vaksinimit para hapjes së tregjeve. Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit kishte marrë vendim për mbylljen e tregjeve të kafshëve në Qershor me tu
Shfaqur shenjat e para të sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...