Aktakuzë për korrupsion në KEK [video]

13 Tetor 2016 - 19:13      

Një tender milionësh i dhënë në vitin 2011 pa kurrfarë kritere dhe me dokumente të falsifikuara e ka shtyrë Prokurorinë Speciale të Kosovës që të ngrehë aktakuzë ndaj ish-shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Hysni Hoxha, raporton KTV.

E përveç Hoxhës, këtu janë të përfshirë edhe ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit në KEK, Muhamet Selmani, drejtori ekzekutiv i zyrës së prokurimit në KEK, Njazi Thaçi, mbikëqyrësi i komisionit, Driton Pruthi, kryesuesi i komisionit për vlerësimin e ofertave, Emin Tmava, dhe eksperti shqyrtues në OSHP, Azem Duraku.

Aktakuza e ngritur nga prokurori i EULEX-it, Tomas Meskaskas, thotë se në tenderin për KEK-un, të shpallur më 30 dhjetor të vitit 2010 për furnizim me pjesë rezervë të makinerisë së rëndë për Korporatën Energjetike të Kosovës, Emin Tmava, si kryesues i komisionit për vlerësimin e ofertave, ka shkelur ligjin mbi prokurimin publik, duke vepruar pandërgjegjshëm në kundërshtim me standardet e rregullta të biznesit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...