13 Tetor 2016 - 19:10
Pika 3 e kësaj rezolute kur ishte arrestuar Ramush Haradinaj në Slloveni është e ngjashme me pikën 6 të rezolutës së miratuar për lirimin e Nehat Thaçit, çka tregon mospërfilljen që institucionet i bëjnë vullnetit politik të Kuvendit.
Me këto rezoluta deputetët kanë kërkuar angazhim të institucioneve përkatëse për pastrimin e listave të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia. Qeveria thotë se është konstruktive në këtë drejtim.
Kjo, sipas monitoruesve të punës së legjislativit, tregon mospërfilljen që qeveria dhe institucionet përkatëse i bëjnë Kuvendit. Qeveria ka tjetër mendim për këtë.
Bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit, Rezolutat nuk janë obligative por megjithatë shprehin vullnetin politik të Kuvendit. Kjo, sipas deputetit Armend Zemaj, nuk do të duhej të injorohej nga ekzekutivi, mbikëqyrës i të cilit është Kuvendi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...