13 Tetor 2016 - 19:05
10 deputetë të Listës Serbe, të cilët u larguan nga institucionet e vendit pas miratimit të ligjit të Trepçës, kanë trokitur në dyert e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me kërkesë që të vlerësojë kushtetutshmërinë e këtij ligji.
Slavko Simiq, udhëheqës i Listës Serbe, pretendon se deputetët shkelën shumë nene të Kushtetutës dhe rregulloren e punës së Kuvendit me miratimin e këtij ligji. Sipas tij, me ligjin për Trepçën nuk u respektuan as interesat vitale të popullit serb.
Simiq, i cili menjëherë pas dorëzimit të padisë ka udhëtuar për në Beograd, ka thënë se para se të marrin një vendim për të ardhmen e tyre në institucione do të konsultohen brenda partisë, me qeverinë në Beograd dhe bashkësinë ndërkombëtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...