Murtezaj për vizitë zyrtare në SHBA

13 Tetor 2016 - 18:51      

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Murtezaj për tre ditë rresht do të jetë ligjërues në Forumin Global (Provost’s Global Forum), në të cilin do të shtjellohen temat që kanë të bëjnë me kombin, shtetin dhe ridefinimin global të konceptit të vetëvendosjes.

Në këtë aktivitet që mbahet në Iowa dhe në Des Moines, zëvendësministri Murtezaj është ftuar nga Universiteti i Iowa-së, ku Murtezaj do të zhvillojë disa aktivitete, bën me dije MPJ-ja.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, zëvendësministri i jashtëm Murtezaj do të takojë edhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...