13 Tetor 2016 - 16:59
Burimet e Hardford Courant kanë treguar se piloti Feras M. Freitekh dhe instruktori i tij, Arian Prevalla, kanë diskutuar ashpër gjatë fluturimit, para se studenti t’i thoshte pilotit shqiptar se nuk donte të drejtonte më aeroplanët.
Prevalla me çdo kushte tentoi të merrte kontrollin e aeroplanit Piper PA 34A, i cili ka dy drejtues – kur Freitekh papritur filloi të lëshohej derisa piloti shqiptar nuk mund të shpëtonte aeroplanin nga rrëzimi.
Jordanezi Freitekh, 28-vjeçar, është vrarë në vend derisa Prevalla është dërguar në spital me djegie serioze. Dy persona tjerë që ishin afër vendit të rrëzimit janë dërguar në spital.
Përkundër lëndimeve, Prevalla, 43-vjeçar, u ka thënë autoriteteve se studenti i tij me qëllim ka rrëzuar aeroplanin. Mediet amerikane raportojnë se Freitekh nuk kishte lidhje me ndonjë organizatë terroriste, transmeton Koha.net.
Policia deri më tani nuk ka gjetur prova për aktivitete terroriste, por hetimet po vazhdojnë. Llogaritë e tij nëpër rrjetet sociale nuk kanë shfaqur ndonjë qëndrim të tij rreth pikëpamjeve të tij politike.
Por burimet e afërta me hetimet, i kanë thënë CNN-it se Freitekh ishte i frustruar me familjen e tij dhe e ndjente se ishte i detyruar nga prindërit që të bëhej pilot.
Shqiptari, baba i katër fëmijëve, është duke u rikuperuar në Bridgeport Hospital.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...