Muharremaj thotë se KEDS-i nuk është serioz para qytetarëve

13 Tetor 2016 - 17:00      

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka akuzuar KEDS-in për “maltretimet që po i bën qytetarëve me reduktimet e energjisë elektrike”.

Në një postim të tij në Facebook, kreu i AAK-së në Suharekë ka thënë se ka vendosur që çështjen e reduktimeve dhe problemeve të rrymës në këtë qytet ta shtrojë edhe në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Ky është postimi i Muharremajt në Facebook:

Kjo çfarë po bënë KEDS-i me qytetarët është shqetësuese.

Reduktime të energjisë elektrike në tërë Regjionin e Prizrenit, e më e theksuar situata po duket në Komunën e Suharekës.

Kjo nuk tolerohet, ngase qytetarët e kanë të pamundur ta kalojnë vështirsinë e jetës së rëndë nën këto kushte.

Rryma elektrike është më e shtrejta në rajon dhe duke ia shtuar edhe mungesen e saj me reduktime tash e disa muaj, e tejkalon çdo limit të durimit.

Si mund të mbijetojnë bizneset, sidomos ato që prodhojnë kundrejt kësaj papërgjegjësie dhe kurrfarë llogaridhënje nga dëmi që mund ta pësojnë. Arsyetimet e njejta se po rregullohet rrjeti apo edhe të tjera, nuk e shfaqin seriozitetin para qytetarit i cili e paguan rrymën elektrike të shtrenjtë.

Si deputet, kam vendosur që këtë çështje ta paraqes në ndonjëren nga seancat e ardhshme të Parlamentit të Kosovës, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, të cilët më kanë kërkuar ta ngrisë ketë çështje, duke kërkuar llogari nga institucionet përkatëse

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...