13 Tetor 2016 - 16:33
Aty ajo edhe njëherë ka shprehur gjithë mllefin se si Qeveria e Kosovës nuk e pati asnjëherë prioritet çështjen e kthimit të personave të pa gjetur tash 17 vjet.
“Që 17 vjet, e di media, e di Kosova e di bota që ne kemi protestuar para hekrave, para dyerve të Parlamentit. Ju kemi drejtuar që prioritet të jetë kthimi i të gjeturve, të na kthejnë ashtu si janë...”, ka thënë Kumnova. “Jo të krahasohet çështja e të pagjeturve me tabela të veturave, kjo është e dhimbshme”, ka shtuar ajo.
E në postimin e një sekuence të kësaj bisede në profilin zyrtar të emisionit “Sot” në Facebook, ka komentuar vajza e saj, Vjollca Kumnova – Mamusha.
“A moj nona jeme qe 17 vjet mbete rrugëve të Kosovës e nëpër tv të Kosovës për zbardhjen e shumë djemve të Kosovës, e hargjove veten me mish e me shpirt, e shterre fytin, lotët tu sosen edhe në fund as eshtrat e djalit e vëllait tonë si gjetëm. Këto fjalë po më dalin prej zemrës së plastë, se nuk është fare e lehtë ta shohësh mamin e babin tu vujt qe 17 vjet për vëllanë e hasretit”, ka shkruar ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...