Gjuriq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës: Për Trepçën, vetëm me dialog

13 Tetor 2016 - 16:05      

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marjko Gjuriq, ka biseduar sot me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Siç raportojnë mediet serbe, gjatë kësaj bisede u shqyrtua situata pas miratimit të Ligjit për Trepçën, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve, u shqyrtuan një varg masash të përgjigjes së sinkronizuar të Qeverisë së Serbisë dhe të serbëve të Kosovës ndaj, siç thuhet në njoftim – përpjekjes për konfiskimin e Trepçës dhe se është arritur pëlqimi se vetëm me aksion të përbashkët mirë të organizuar të Republikës së Serbisë dhe të përfaqësuesve të serbëve në institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë në këtë situatë mund të mbrohen interesat serbe shtetërore e kombëtare.

Gjuriq ka vlerësuar se përfaqësuesit e serbëve në këtë moment, duke ngrirë pjesëmarrjen në punën e Qeverisë dhe të Parlamentit kanë marrë të vetmin vendim të mundshëm, që nuk është sinjal se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve, por se nuk lejojnë të margjinalizohen në çështjet që janë në interes për popullin serb.

“Në interes të dialogut dhe të normalizimit është që çështjet të mos zgjidhen jashtë tavolinës dhe gjithë çfarë bëjmë bëhet duke pasur parasysh këtë interes”, ka thënë Gjuriq, pasi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës i ka informuar në hollësi me vendimet e Qeverisë së Serbisë për anulimin e Ligjit të miratuar në Prishtinë.

Raportohet se janë marrë vesh të vazhdohen konsultimet e ndërsjella, të veprohet me unitet në luftë për realizimin e interesave të popullit serb në Kosovë.

Bëhet e ditur se në këtë mbledhje ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministrat Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq, kryebashkiakët e Shtërpcës dhe Graçanicës Bratisllav Nikoliq dhe Vlladeta Kostiq, dhe drejtori i përgjithshëm i Trepçës Jovan Dimkiq.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...