Blushi zyrtarizoi largimin nga PS, thumbohet me Ballën

13 Tetor 2016 - 15:26      

Deputeti Ben Blushi ka zyrtarizuar sot në Kuvend largimin e tij dhe të Mimoza Hafizit nga Grupi i Partisë Socialiste duke lënë të kuptojë krijimin e një iniciative të re politike.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga një grup politik që nuk pranon të zgjedhë. Për të kujtuar këtu se Rilindja vendosi që në Partinë Socialiste të mos kishte më zgjedhje, dhe Rilindja vendosi të zgjedhë me referendum atë që do e trajtonte si një cështje dhe jo një njeri. Unë dhe znj. Hafizi nuk jemi as të parët e as të fundit. Dalim me vullnet të lirë nga një ndërmarrje private që ka vendosur që përmes pasurisë nuk respekton asnjë normë tjetër. Vendosem t’i bashkohemi mijëra shqiptarëve të tjerë që besojmë se vendi ka nevojë për politik të re”, deklaroi Blushi në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se rilindja ktheu kanabizimin me politikë shtetërore, dhe sot kanabisi “është e vetmja politikë ekonomike me të cilin Rilindja ka pasur sukses”.

Në replikë të tij, deputeti socialist Taulant Balla akuzoi Blushin se nuk ka qenë asnjëherë socialist, dhe se duhet të kthejë mandatin. “Dy deputetë të PS me dëshirën e tyre vendosin të largohen nga gupi ynë parlametnar dhe unë në emrin tonë i uroj punë të mbarë. Keni vendosur të ikni, rrugë të mbarë po ti që fole këtu nuk u solle kurrë si socialist. Ke për detyrë që mandatin ta respektosh deri në fund. Nuk e ke mandatin tënd, mandatin tënd merre vetë, mandatin ose kthejua ose mos e mbaj pandershmërisht. Ti ke braktisur socialistët në të gjitha betejat. Ne nuk të heqim sot, ike vetë, le të eci Beni vetë, të provojë se sa të duan dhe të respektojnë shqiptarët. Kërkojmë të kthesh mandatin”, tha Balla.

Nga ana e tij, Blushi ka reaguar duke thënë: “Në dilemë jam në ta prish solemnitetin e kësaj dite, nëse mund të quhet solemne, duke u marrë me një rilindas. Ka një dy vjet që PS bën një tender që vazhdon përditë. Çfarë është ky tender? Kush shan më shumë Blushin. Ti Taulant e fiton këtë tender vazhdimisht. Do pasurohesh në fund, por do të jesh shumë i shpifur. Në kushte normale do ua kisha dhënë mandatin, nëse do të besoja se do të vlente për ndonjë gjë.

Por kujt t’ia japim këtë mandat? Elvis Roshit, Armandos, apo Arben Ndokës? Kujt t’ia dorëzoj mandatin Taulant? Ju po qeverisni me dy parti që ishin me Saliun, që sot janë me ju por që nesër mund të jenë sërish me Saliun. 21 janari? I vrau Saliu, thoni ju. Por nuk thoni që i çuat ju në pritë. Kush e ka bërë këtë Taulant? Kam qenë kundër jush që atëherë dhe nuk mund të jem më me ju sot. Ju përçmoj”, ka thënë Blushi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...