13 Tetor 2016 - 15:23
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka themeluar tash e disa muaj Zyrën për zhvillimin e programit të Sfidave të Mileniumit në Kosovë, njofton kumsha nga Kryeministria, transmeton Koha.net.
Fushat e mundshme investive prej nga pritet të dorëzohen projektet mund të jenë energjia, uji, shërbime ambientale dhe sundimi i ligjit si dhe perceptimi ekstern i Kosovës. Misioni vizitues i MCC-së në Kosovë do të takohet me disa dhjetëra bashkëfolës nga komuniteti i donatorëve, institucione kosovare, shoqëri civile si dhe përfaqësues të biznesit.
Misioni i MCC-së që qëndron në Kosovë, së bashku me ekipin kosovar të Zyrës së Sfidave të Mileniumit, do të krijojnë një bazë të rëndësishme të të dhënave që trajtojnë indikatorët e qeverisjes, por, që po ashtu identifikojnë rrënjët e pengesave kyçe për zhvillim të hovshëm ekonomik.
Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së në nëntor të 2015, ndërsa projektet e para të aprovohen dhe fillojnë së implementuari gjatë 18 muajve të ardhshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...