Trump i kërkon falje serbëve për Kosovën dhe bombardimet

13 Tetor 2016 - 15:16      

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump u ka kërkuar falje serbëve për bombardimin e Jugosllavisë në kohën e luftës së Kosovës.

Trump shihet si favorit nga një pjesë e mirë e serbëve, përfshirë edhe ata me radikalët. Miliarderi ka paralajmëruar një politikë të re për Ballkanin në rast se do të fitonte të jetë në Shtëpinë e Bardhë.

“Bombardimi i serbëve që kanë qenë aleatët tanë në të dyja luftërat botërorë ka qenë një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Fatkeqësisht administrata e Clintonit u ka shkaktuar dëme dhe tërë Ballkanit që ka krijuar një kaos”, ka thënë Trump për revistën “Nedeljnik” të Beogradit.

Republikani ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe Vladimir Putin, luftën kundër terrorizimit dhe mundësitë e tij që të fitojë. Ai deklaroi se mediat janë kundër tij, por ka ftuar serbët në disa shtete amerikane që në numër nuk janë pak të votojnë për të në zgjedhjet amerikane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...