13 Tetor 2016 - 14:31
Siç njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet, Scott në një intervistë për javoren e fundit Nedeljnik, ka thënë se “as të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj “do të ishte e pazakonshme që BE ta kërkonte këtë nga Serbia”
Sipas Scott, më e rëndësishmja është qasja që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës për të cilin janë të përkushtuara qeveritë në Beograd dhe në Prishtinë.
“Për serbin e rëndomtë që jeton në Kosovë, mu sikur dhe për shqiptarin e rëndomtë që jeton në Kosovë, statusi formal i Kosovës duhet të jetë i parëndësishëm”, ka thënë Scott.
Njerëzit duhet të vazhdojnë jetën e vet, të bashkëpunojnë e të tregojnë me fqinjët dhe të merren me punët e veta të përditshme, citon FoNet të ketë thënë Scott.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...