Kërkohet rezolutë urgjente për dislokimin e banorëve të Hades

13 Tetor 2016 - 14:06      

Komisioni parlamentar për Bujqësi ka shqyrtuar draft-rekomandimin për dislokimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës, për shkak të jetesës së vështirë të banorëve.

Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që sa më shpejtë të nxirret një draft apo një rezolutë në seancën plenare të Kuvendit.

Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, tha se brenda një afat tremujor të filloi dislokimi i banorëve të Hades në Shkabaj, aty ku janë siguruar 820 troje.

Ndërsa, Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se jeta e banorëve në Hade është bërë e vështirë, po ashtu edhe për shëndetin e tyre.

Ai tha se përveç dislokimit, në Hade duhet të bëhet edhe shpronësimi i 400 shtëpive.

Forma e dislokimit të banorëve është e lehtë nëse ka një vendim politik, ka deklaruar deputeti Shaip Muja.

Ai tha se në draft duhet të përfshihet edhe numri i kryefamiljareve të banorëve.

Kostoja e shpronësimit dhe dislokimit të çështjes së Hades kap shumën prej 20 deri 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është zyrtare sipas kryetares së Komisionit Duda Balje

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...