Nisma: Riciklimi i qeverisë Muja, vazhdimësi e krimit të organizuar

13 Tetor 2016 - 13:29      

Dega e Nismës për Kosovën në Prizren ka publikuar një kumtesë me të ciklën kritikon pushtetin aktual në këtë qytet, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, mungesa e vizionit dhe e profesionalizmit që po përcjellë qeverinë e ricikluar të të dënuarit Ramadan Muja në Prizren, po vazhdon të dëmtojë buxhetin e Prizrenit, po vazhdon të rrit hallet dhe telashet e qytetarëve në përditshmërinë e tyre tashmë edhe ashtu të mundimshme.

Investimet në infrastrukturë pa kritere, e pa standarde dhe shumë dobët të realizuara nga ndërmarrje të papërgjegjshme, e të afërta këto me parapolitikën e partisë në pushtet, thotë kumtesa, bënë që qytetarët të jenë shpeshherë të atakuar në shumë forma, siç është duke ndodhur ditëve të fundit, ku shumë punime janë duke u bërë nëpër rrugë dhe lagje të Prizrenit dhe si rrjedhojë e tyre, qytetarët me orë dhe ditë të tëra rrinë pa ujë të pijes, energji elektrike dhe telashe te mëdha në qarkullimin rrugor.

Kumtesa thotë se sëmundja e tenderomanisë vazhdon ta përcjellë qeverisjen komunale në Prizren, në të gjitha poret e jetës, si në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi e të tjera, ku vazhdohet me abuzimin e taksave të qytetarëve, taksa këto prej të cilave bëhen investime jo cilësore, pa pranim teknik dhe të parealizuara sipas projektit të paraparë.

Krimi urbanistik që nuk ka të ndalur në komunën e Prizrenit, është kulmi i dëmit që po i bëhet komunës së Prizrenit, ku shumë e shumë gjenerata të reja me dekada të tëra, do t’i vuajnë këto pasoja, përfundon kumtesa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...