Autoritetet e konkurrencës të Kosovës e të Shqipërisë me plan të përbashkët

13 Tetor 2016 - 12:52      

Është mbajtur takimi në mes Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Autoritetit të Konkurrencës së Shqipërisë, ku është diskutuar rreth çështjeve të ndryshme që preokupojnë të dyja autoritetet. Kurse, në fund të ditës pritet të dalin me rezultatet e përafrimit të legjislacionit sekondar dhe hartimin e një plani që do të shërbejë si urë lidhëse në të ardhmen.

Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi , transmeton kp, gjatë një konference për media ka thënë se kanë diskutuar rreth çështjeve të ndryshme që preokupojnë të dyja autoritetet dhe do të trajtojnë elemente që lidhen me veprimtarin e konkurrencës. Kur në fund të ditës, sipas tij, do të dalin me rezultatet e përafrimit të legjislacionit sekondar dhe hartimin e një plani që do të shërbejë si urë lidhëse për të ardhmen, i cili do të shërbejë edhe si plan-program i Autoritetit të Konkurrencës.

Prestreshi gjithashtu ta se do të shkëmbejnë përvojat e tyre edhe në aspektin e lëndëve që janë potencialisht të njëjta që kanë të bëjnë me rregull të konkurrencës.

Ndërsa, Lindita Milo Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës në Shqipëri tha se të dy autoritet e konkurrencës, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë pas bashkëveprime si në ndarjen e eksperiencës, edhe në ato strategjike.

“Është e rëndësishme që ky institucion garanton lirinë e tregut”, tha ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...