Vuçiq e krahason Nehat Thaçin me Oliver Ivanoviqin

13 Tetor 2016 - 12:04      

Edi Rama në Beograd ka folur tërthorazi edhe për arrestimin e drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës Nehat Thaçi nga Policia e Serbisë më 29 shtator, raporton Koha Ditore.

“Nëse dikush e kalon dhjetë herë kufirin, si mund të arrestohet”?, ka pyetur Rama duke aluduar më arrestimin e zyrtarit policor të Kosovës.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur kështu kryeministrit shqiptar për”rastin Thaçi”: “Shikoni se çka bënë me Ivanoviqin dhe unë nuk e kam përdorur atë si argument për ta ndalur dialogun me Kosovën. Arrestimi nuk është arsye për ndalim të dialogut. Mendoni se dikush do ta arrestonte Thaçin për qëllime politike? Është një rast i vitit ‘99, është çështje e organeve te drejtësisë. Duhet te keni qasje te njëjtë kur flisni për shqiptarët dhe serbët”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...