Sot shënohet Dita Botërore e Standardeve

13 Tetor 2016 - 11:58      

Agjencia Kosovare e Standardizimit, me rastin e Ditës Botërore të Standardeve,organizon sot një takim festiv, i cili ka për qëllim shënimin e themelimit të ISO, dhe shpalosjen e rezultateve të arritura në Standardizimin Kosovar.

Pjesë e këtij manifestimi janë edhe ekspertë evropianë, të cilët do të prezantojnë standardizimin në dimensione të ndryshme.

Ndryshe, vendosja e standardeve është e rëndësishme si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe për tregtinë e lirë.

Sipas një studimi në Britani rezulton se nga përdorimi i standardeve, ekonomia e vendit përfiton në vit 2.5 miliardë paund.

Dita Botërore e Standardeve vlerëson përpjekjet e mijëra ekspertëve që bëjnë standarde vullnetare brenda organizmave te tilla si Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), Komiteti Ndërkombëtar i Elektroteknikes etj.

Synimi i Ditës Botërore të Standardeve është informimi i institucioneve, industrisë dhe konsumatorëve për rëndësinë e standardeve në ekonominë globale. Dita e parë Botërore e Standardeve u festua në tetor të vitit 1970.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...