13 Tetor 2016 - 11:52
Gjatë një takimi ata kanë biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë dhe në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Austri, në fushën e sigurisë.
Në takimin e dy ministrave në mënyrë të veçantë u trajtua çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan. Sobotka theksoi se Kosova duhet te përmbush edhe kriterin e ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe të sigurohet se trendi pozitiv i menaxhimit dhe rrënjës së migrimit të paligjshëm nga Kosova drejt zonës Shengen të vazhdojë.
Çështje tjetër e veçantë që u trajtua nga dy ministrat ishte edhe terrorizmi global dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Austrisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të bashkëpunimit policor.
Ai i kërkoi ministrit Sobotka që të behet më shumë trysni me qellim që Beogradi të ndërpresë këto ndjekje të pabaza dhe urgjentisht të lirojë nën-kolonelin e PK-së, Nehat Thaçin , i cili vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...