13 Tetor 2016 - 11:50
“Policia e Kosovës respekton të drejtën e secilit për të lëvizur lirshëm, megjithatë referuar zhvillimeve të fundit me rastin e arrestimit të drejtorit rajonal të Mitrovicës-Jugu, nënkolonel Nehat Thaçi në Serbi, Policia e Kosovës ka për obligim t’i informojë dhe t’i sugjerojë punonjësit e vet se shkuarja dhe lëvizjet nëpër Serbi rezultojnë të jenë jo të sigurta dhe me pasoja të paparashikueshme për punonjësit tanë.
Prandaj, nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndalim siç është shkruar apo raportuar nëpër disa media, por PK-ja ka për obligim që zyrtarët e vet t’i sugjerojë dhe t’i mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në vazhdimësi.
Veprime aktive janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për sqarimin e këtij arrestimi, përderisa çështja ka kaluar në trajtim të një niveli tjetër më të lartë shtetëror dhe është e domosdoshme që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...