13 Tetor 2016 - 11:39
Ministrja Hoxha përgëzoi z. Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në Kosovë dhe falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë.
“Çmojmë lartë bashkëpunimin në lëmin e drejtësisë me Republikën e Francës në drejtim të sundimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor, si segment thelbësor në rrugën tonë euro integruese”, thekoi ministrja Hoxha.
Ambasadori Chabert e falënderoi ministren Hoxha për vlerësimin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm bilateral dhe rikonfirmoi vazhdimin e tij duke e thelluar dhe pasuruar.
Ministrja Hoxha dhe ambasadori Chabert vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e drejtësis në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës ka mundësi thellimi, në veçanti për ndihmën juridike ndërkombëtare si dhe për çështjet penale.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...