Rama dhe Vuçiq ia nisën me polemika për BE-në dhe Rusinë

13 Tetor 2016 - 10:53      

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, hapjen e Forumit në Beograd e kanë nisur me polemika rreth Bashkimit Evropian dhe Rusisë, raporton Koha Ditore.

Duam të kemi marrëdhënie te mira me Bosnjen, Shqipërinë. Nuk jam optimist për situatën në rajon. Nuk dua te turpërohemi pse jemi në Ballkan, duhet gjetur forma të bashkëpunimit, ka thënë Vuçiq në hapje.

Ka rritje te ideve nacionaliste. Por ka probleme ne Bosnje. Pastaj ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjella me shqiptaret është ende fragjile, raporton Koha Ditore.

Sa i përket nacionalizmave së pari i referohem Serbisë. Por e shihni si po ndryshojnë gjërat, temat. Duam marrëdhënie te mira edhe me Rusinë, dhe këtë do t’ia themi popullit tonë. Dua t'i ruaj lidhjet me Rusinë, ka qenë kategorik Vuçiq.

Rama e nisi me batutë duke thënë se për 15 minuta zgjidhen të gjitha problemet, aq sa kishin në dispozicion për të folur dy kryeministrat.

Kur Evropa ishte mirë, ne ishim në rrëmujë, tani kur ne jemi më mirë, ata janë në rrëmujë. Njerëzit në rajon përfundimisht duhet të prekin modernizimin. Nuk do dalim kurrë nga sjelljet fëmijërore nëse nuk ndryshojmë qasjen tonë. Dallojmë nga Serbia sa i takon rrugës evropiane, ne kemi vetëm Perëndimin. Kjo lidhet më të kaluarën tonë dhe dëshirën për të qenë pjesë e Evropës. Kjo është mënyra për modernizim dhe integrim.

Ne duhet ti udhëheqim reformat drejt integrimit.
Vuçiq u përgjgigj: Po keqpërdoren lidhjet tona me Rusinë, e vërtetë se duam t’i ruajmë ato, por gjithashtu Serbia ndjek rrugën drejt Bashkimit Evropian. Këto i them në BE, në Washington.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...