Myftiu Tërnava kërkon më shumë Turqi në Ballkan

13 Tetor 2016 - 10:10      

Ndihma e Turqisë në aspektin e përgatitjes së fëmijëve tanë është shumë e rëndësishme, pasi pas rënies së Shtetit Osman në Ballkan u mbyllën të gjitha institucionet fetare, tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll.

Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë me temë "Islami në Euroazi: Bashkim, solidaritet dhe perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar", e cila organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, vazhdoi të mërkurën me seancën e ditës së dytë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se pas rënies së Shtetit Osman janë mbyllur të gjitha institucionet fetare në Ballkan.

Ai tha se si rezultat i luftës së bërë kanë filluar të rihapen këto shkolla. "Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme", tha Tërnava.

Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të Lartë të Myslimanëve në Bullgari, Vedat Sabri Ahmed, tha se në vendin e tij jetojnë rreth 1.5 milionë myslimanë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...