13 Tetor 2016 - 09:45
Ceremonia ka filluar me fjalën e Kryegjyshit Botëror të bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ndërsa më pas besimtarët dhe të pranishmit e tjerë kanë vazhduar ritet fetare, duke vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës për të shijuar ashuren e përgatitur me rastin e kësaj dite.
Selinë e Kryegjyshatës në Tiranë me rastin e "Ditës së Ashures" e kanë vizituar personalitete të larta shtetërore, si ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Besimtarët e shumtë që vijnë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, por edhe jashtë saj vizitojnë edhe Faltoren Qendrore të Komunitetit Bektashi (Odeoni).
Origjina e festës nis nga Iraku, në përkujtim të nipit të profetit Muhammed, Imam Huseini. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit, ku në Shqipëri kjo ditë përkujtimore nga bektashinjtë kremtohet në ditën e dhjetë të tij. Kjo periudhë kohore nënkupton për besimtarët bektashinj zi, në kujtim të të rënëve në Qerbela.
Gjatë regjimit komunist kremtimi i "Ditës së Ashures" ishte i ndaluar, por filloi përsëri të shënohet pas vitit 1990, duke u vazhduar si traditë pa ndërprerë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...