13 Tetor 2016 - 09:02
Hipertensioni pulmunar është një sëmundje e rëndë, e cila prek në veçanti vajzat. Terapia për këtë sëmundje është e shtrenjtë. Deri këtë vit MSH-ja i ka paguar barnat.
Prindërit e fëmijëve do të detyrohen të paguajnë shuma të mëdha parash. Dhe, nëse nuk arrijnë të sigurojnë barnat atëherë kjo mund të këtë pasoja fatale për fëmijët e tyre. Bari “Tracleer” i njohur në tregun ndërkombëtar si “Bosentan” është terapia kryesore, e cila përdoret për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Kjo sëmundje nuk është e fituar, por e lindur dhe kjo terapi është e përjetshme nëse nuk bëhet zgjidhje me transplantim. Çmimi i këtij bari është rreth 3 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë nuk e ka në Listën esenciale. Lista esenciale përmbledh produktet kryesore me të cilat shteti është i obliguar të furnizojë institucionet publike spitalore.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditor)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...