Dialogu Kosovë-Serbi në udhëkryq

13 Tetor 2016 - 07:00      

Dialogu Kosovë-Serbi ka humbur kuptimin duke u shndërruar edhe në mjet revanshi politikanëve nga të të dy shtetet. Kështu është thënë në ditën e parë të konferencës për siguri, që po mbahet në Beograd, ku mes tjerash u diskutua edhe për dialogun e Brukselit, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet e ngritura së fundi kanë reflektuar edhe konferencën e Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.

Moderatori i panelit, Alex Roinishvili Grigorev, i cili është President i Këshillit për Qeverisje Përfshirëse ka shprehur nervozizmin e tij kur është dashur t’i prezantojë panelistët. Nga nëntë vetë sa kishte planifikuar t’i ketë përballë, ishin vetëm katër. Mungonin katër përfaqësues nga Kosova të cilët vendosën ta bojkotojnë konferencën e organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, për shkak se autoritetet serbe vazhdojnë ta mbajnë në paraburgim drejtorin e policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Dy zëvendës/ministrat e qeverisë, Ramadan Ilazi e Bajram Gecaj, deputeti Ilir Deda si dhe përfaqësuesi i “Vetëvendosjes”, Dukagjin Gorani, nuk ishin pjesë e panelit.
Por aty mungoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, edhe pse më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Megjithatë Serbia u përfaqësua nga një zyrtare qeveritare dhe një nga parlamenti. I vetëm nga Kosova ishte Naim Rashiti, hulumtues. Pjesë e panelit ishte edhe Pierr Mirrel, Drejtori nderi në Komisionin Evropian.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...