Pranimi i aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës zgjat 5 vjet

13 Tetor 2016 - 06:45      

Vazhdon të zvarritet njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ndonëse ishte paralajmëruar që në nëntor të vitit 2015 të formohej Komisioni për verifikimin e këtyre viktimave, një gjë e tillë ka shanse të ndodhë vetëm në muajt e fundit të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në shtator ka hapur konkurs për aplikimin e OJQ-ve, të cilat do ta bëjnë pranimin e aplikacioneve dhe kryerjen e detyrave tjera për konstatimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Konkursi është mbyllur më 8 tetor, ndërkohë që ministria ka zyrtarizuar një panel përzgjedhës për anëtarët e Komisionit qeveritar dhe për përzgjedhjen e OJQ-së që përbëhet nga përfaqësues të Zyrës së kryeministrit, Presidencës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...