Heshtja BE-së për Trepçën po e shqetëson Beogradin

12 Tetor 2016 - 22:31      

Beogradi ka filluar të brengoset pse Bashkimi Evropian deri më tash nuk ka reaguar në njoftimet që Qeveria serbe i ka bërë për atë që ajo e quan “rasti Trepça”, transmeton Koha.net.

Heshtja e Bashkimit Europian “në problemin më të ri” ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk është e papritur, e ndoshta edhe të dy palët do të duhej ta anashkalonin këtë çështje, kanë thënë ekspertë.

"Heshtja e Brukselit për këtë çështje nuk është e papritur, sepse kemi pasur raste të shohim shumë herë kur është dashur të flitet e ka ndodhur heshtja. Mendoj se në një përudhë të gjatë nuk duhet pritur qëndrim të qartë të Brukselit për këtë çështje”, citon b92 të ketë thënë Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme.

Këshilli Për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të hënën do të bisedojë për Trepçën e shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq po e përgatit fjalimin për seancën e rregullt të KS të KB-së e edhe letrën për anëtarët e KS-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...