Beogradi ka ulur “nivelin e kapaciteteve për negociata” me Prishtinën

12 Tetor 2016 - 21:35      

Beogradi po vazhdon ta quajë sulm të Kosovës ndaj Trepçës miratimin e Ligjit për të nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Koha.net.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq , sipas rtv-së, sot është takuar me shefen e Zyrës së KB-së në Beograd Simone Mireli Miculescu, dhe, i ka thënë asaj se “për shkak të akteve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë, niveli i besimi të Beogradit e Prishtinës si dhe kapaciteti i tij për të biseduar, në masë të madhe dhe në mënyrë të kuptueshme, është ulur”.

Ai e ka njoftuar atë për “sulmin e Prishtinës në kombinatin Trepça dhe hapat që Serbia do t’i ndërmarrë për ta njoftuar organizatën e KB-së lidhur me këtë.

Gjuriq po ashtu ka treguar se Beogradi tashmë ka filluar një ofensivë diplomatike për të njoftuar botën për “këtë sulm të Prishtinës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...