12 Tetor 2016 - 21:13
Ai ka thënë se duhet pranuar se Qeveria ka bërë gabim ndonëse nuk kishte kohë dhe ligji duhet të votohej atë natë.
“Duhet ta pranojmë se nuk është bërë strategjia, duhet ta pranojmë se kemi kaluar një hap në këtë çështje. Ky ligj vetëm e nxjerrë Trepçën nga gjendja aktuale dhe ai ia hap udhën për më tutje”, ka thënë ai.
Qela më pas shtoi se studimet e fizibilitetit që mund të bëhen në vazhdim, ndihmojnë këtë shoqëri aksionare të marrë kahun e duhur.
“Studimet e fizibilitetit që mund të bëhen tash e tutje e ndihmojnë këtë shoqëri që të marrë kahun e duhur dhe është e rëndësishme të dihet që nuk i ka pengesat burokratike që i ka pasur deri tash”, përfundoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...